Rastet e infektuara me virusin A-H1N1 janë në rritje në mbarë globin. Deri në orën 23 të 14 qershorit, sipas orës së Pekinit, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar se 29,669 veta në 75 vende dhe rajone të infektuar me këtë sëmundje, ku përfshihen 145 të vdekur.
Britania e Madhe deklaroi më 14 qershor se një i infektuar nga virusi vdiq në një spital lokal të rajonit e Glasgout. Ky është rasti i parë i vdekjes nga në Britani qysh u shpërtheu epidemia.
Sipas ekipit belg të punës për gripin A-H1N1, numri i të infektuarve në Belgjikë arriti në 17.
Kurse Ministria e Shëndetësisë së Argjentinës bëri të ditur se u rrit në 644 numri i përgjithshëm i rasteve të prekur nga gripi në Meksikë. Ndër ta, tre të katërtat janë adoleshentë nën 17 vjeç që mësojnë në shkollë. Shkollat meksikane janë bërë zona më e rëndë e infektuar me këtë virus pandemik.
Sipas mediave meksikane, Jose Cordova, ministri i Shëndetësisë, konfirmoi shumë raste të reja në 4 shtete. Ai vuri në dukje ndërkohë që deri më tani "gjithçka është nën kontroll". (Wangf Xianya)