Më 12 qershor, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të Kinës Mao Shunan tha se Kina shpreh mirëkuptim, përkrahje dhe bashkërendim për ngritjen e nivelit të paralajmërimit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për gripin. Kina do të forcojë më tej punën e parandalimit të gripit A-H1N1.
Mao Shunan tha se Kina do të bëjë mirë punën e mëtejshme të zbulimit dhe të vëzhgimit për kontaktuesit e ngushtë të të prekurve nga epidemia, do të kontrollojë dhe do të pakësojë shtimin e rasteve të brezit të dytë, do të kontrollojë burimin e infektimit, do të pengojë përhapjen e vazhdueshme, do të rrisë aftësinë e shpëtimit, do të shmangë rastet e vdekjeve, si dhe do të shpejtojë prodhimin e vaksinës.
Mao Shunan u shpreh gjithashtu se masat e tanishme që pengojnë hyrjen e epidemisë nga jashtë dhe kontrollojnë përhapjen brenda Kinës përputhen me gjendjen aktuale të Kinës. (Vera)