Më 11 qershor drejtori i Rajonit të Administrimit të Posaçëm të Hongkongut Donald Tsang Yamkuen deklaroi se për të parandaluar përhapjen e gripit A-H1N1 në Hongkong, do të mbyllen për dy javë të gjitha shkollat fillore, kopshtet e fëmijëve dhe shkollat speciale, duke filluar nga data 12.
Tsang tha se në shkollën St. Paul's janë gjetur 12 nxënës të infektuar nga gripi A-H1N1, të konfirmuar. Në Hongkong ka ndodhur infektimi kolektiv. Ky vendim u mor për këtë arsye. Ai beson se kjo do të ngadalësojë përhapjen e kësaj epidemie.
Gjithashtu, Tsang tha se Drejtoria e Administrimit të Spitalit të Hongkongut do të hapë 8 klinika të caktuara për gripin, për të trajtuar të sëmurët përkatës, si dhe të hapen edhe 10 klinika të tjera, në rast nevoje. (U Sen)