Organizata Botërore e Shëndetësisë tha më 9 qershor se ditët e fundit gjendja e përhapjes së gripit A-H1N1 zhvillohet shumë shpejt. Organizata Botërore e Shëndetësisë ende nuk ka shpallur përkeqësimin e shkallës së përhapjes së gripit. Në të njëjtën kohë që shfaqet rasti i parë i vdekjes nga gripi A-H1N1 në Kolumbi, shtohen në shkallë të ndryshme rastet e konfirmuara në Republikën Dominikane, Argjentinë, Tajlandë, Singapor, Japoni, Egjipt, Britani etj.(Zhan Dian)(Artan)