Numri i të infektuarve nga gripi A-H1N1 po rritet në mbarë botën. Deri në orën 23 të 8 qershorit sipas orës së Pekinit, OBSH-ja kishte konfirmuar 25288 të infektuar nga gripi A-H1N1 në 74 vende e rajone të botës, 139 ndër të cilët kanë vdekur.
SHBA-ja, Meksika dhe Kanadaja janë ende 3 vendet me më shumë të infektuar nga ky grip. Numri i të infektuarve në këto vende është përkatësisht 13217, 5717 dhe 2115.
Krahas kësaj, më 8 qershor në Poloni dhe Indi u zbulua nga një rast i ri i infektimit nga ky grip.(Jiang Lei)