Ministria e Shëndetësisë e Kinës i dha autoritet Departamentit të Shëndetësisë së Pekinit të bëjë të ditur se më 9 qershor, 7 veta janë deklaruar të infektuar me virusin A-H1N1 në Pekin, që është dita me më shumë raste të konfirmuara deri tani.
Sipas departamentit, të 7 vetat janë infektuar me këtë virus nga jashtë vendit. Ndër këta kinezë është një vajzë 9 vjeçare pa shtetësi, 2 me shtetësi kanadeze, 2 me shtetësi amerikane dhe 2 të tjerë me shtetësi kineze. (Wang Xianya)