Siç mësohet nga Administrata e Kontrollit të Shtetit për Barnat më 8 qershor, sektori i Shëndetësisë i Kinës Kontinentale po merr parasysh t'i ofrojë Hongkong-ut vaksinën kundër gripit të tipit A-H1N1.
Zëdhënësja e Administratës Yan Jiangyin u shpreh po atë ditë, se deri më tani, Kina Kontinentale ka forcuar shkëmbimet e burimeve me Hongkong-un që të krijojnë një sistem kontrolli të përbashkët. Në rast se nevojitet vaksina, ndihmat të arrijnë brenda kohës.
Ndër 32 kompani në botë që prodhojnë vaksinën kundër gripit, 11 të tilla janë në Kinë. (Wang Xianya)