Më 3 qershor, Ministria kineze e Shëndetësisë shpalli se, në Kinën kontinentale, numri i të infektuarve nga gripi A-H1N1 të konfirmuar ka arritur në 58.
Më 4 qershor, numri i provincave që kanë raste të konfirmuara ose të dyshuara të gripit A-H1N1 shkoi në 11.
Njëkohësisht, deri në orën 23.00 të 3 qershorit, numri i të infektuarve nga gripi A-H1N1 të konfirmuar në Hong-Kong dhe në Tajvan arriti përkatësisht 27 dhe 14. (Yuan Xin) (Artan)