Deri në orën 23.00 të 3 qershorit, në pjesën kontinentale të Kinës janë raportuar gjithsej 58 raste të konfirmuara të gripit A-H1N1, ndër të cilat 4 janë raste të infektimit nga të sëmurët e ardhur nga jashtë vendit.
Këto raste janë raportuar në 10 provinca të pjesës kontinentale: Pekin, Shangai, Guangdong, Fujian, Sichuan, Shandong, Zhejiang, Hunan, Hubei dhe Henan.
Përveç kësaj, në Hong-Kong e në Tajvan janë konfirmuar përkatësisht 27 dhe 14 raste të konfirmuara.
Më 3 qershor, Drejtoria Shtetërore e Administrimit të Ushqimeve dhe të Ilaçeve e Kinës u shpreh se Kina ka marrë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë virusin për prodhimin e vaksinës së gripit A-H1N1 dhe ka shpresë të prodhojë në fund të korrikut kontingjentin e parë të vaksinave të këtij gripi. (Xiaoyu)