Më 2 qershor, ndihmëssekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Keiji Fukuda u shpreh se gripi A-H1N1 po tregon "një prirje drejt shpërthimit global".
Keiji Fukuda theksoi se gjendja e gripit A-H1N1 ka lëshuar sinjalin fillestar të alarmit të nivelit të 6-të, që simbolizon "shpërthimin global". Në disa vende janë shfaqur jo vetëm raste të infektimit nga jashtë, por edhe gjendja e përhapjes së këtij gripi brenda vendit. OBSh-ja po i kushton vëmendje të madhe shpejtësisë së përhapjes dhe shkallës së gjallërimit të kësaj epidemie, për të vendosur ngritjen e nivelit të alarmit në të ardhmen.
Po këtë ditë, Kili pati rastin e parë të vdekjes nga gripi A-H1N1. Në Luksemburg, Nikaragua dhe Egjipt janë konfirmuar të infektuarit e parë nga A-H1N1, ndërsa në Francë është konfirmuar rasti i parë i infektimit nga ky grip i ardhur nga brenda vendit. (Shy Guan) (Artan)