Korrespondenti i Radios së Jashtme të Kinës njoftoi se deri në orën 23 e 30 minuta të 1 qershorit, Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi se në mbi 63 vende dhe rajone të botës janë raportuar gjithsej 17410 raste të konfirmuara të epidemisë së gripit H1N1 të tipit A, duke përfshirë edhe 115 të vdekur. Njëkohësisht, edhe Bullgaria, India dhe vende të tjera kanë raportuar disa raste të konfirmuara.
Sipas të dhënave të publikuara po atë ditë nga Qendra e Parandalimit dhe të Kontrollit të Sëmundjeve e SHBA-së, epidemia e gripit H1N1 të tipit A është përhapur në të 50 shtetet e SHBA-së dhe në Uashington. Numri i rasteve të epidemisë së gripit H1N1 të tipit A në SHBA ka arritur në 10053 duke përfshirë 17 të vdekur. (Vera)