Kina raportoi 39 raste infektimi nga jashtë vendit të epidemisë së gripit H1N1 të tipit A
Deri në orën 23 e 30 minuta të 1 qershorit, sipas orës lokale, Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi se në mbi 63 vende dhe rajone të botës janë raportuar gjithsej 17410 raste të epidemisë së gripit H1N1 të tipit A, duke përfshirë 115 të vdekur.
Deri në mbrëmjen e 1 qershorit, në pjesën e Kinës Kontinentale u raportuan 39 raste të importuara, dhe dy të dyshuara. Ndër 6 rastet e shtuara, 3 i përkasin Pekinit dhe 2 janë në Fu Zhou dhe 1 në Mao Ming. Rastet e dyshuara janë në Luo He dhe Zhu Hai. (Vera)