Deri në orën 14 të 1 qershorit, Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi 15 510 të infektuar nga A-H1N1 në 54 vende dhe rajone të botës, ndër të cilët 99 kanë vdekur. Njëkohësisht, në këtë ditë, Argjentina, Anglia, Franca dhe disa vende të tjera shpallën disa raste të infektimit nga A-H1N1.
Po më 1 qershor, Ministria e Shëndetësisë e Australisë njoftoi se, deri në atë ditë, numri i të infektuarve nga A-H1N1 të konfirmuar në këtë vend është më shumë se 400. (Yuan Xin) (Artan)