Deri në orën 9 të datës 27 maj sipas orës së Pekinit, Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi 12 954 raste të infektimit nga gripi A-H1N1 në 47 vende e rajone të botës, ndër të cilët 92 të vdekur.
Ndihmëssekretari i përgjithshëm i OBSH-së Fukuda Keiji u shpreh më 26 maj në Gjenevë se kjo organizatë do të bëjë ndryshime në disa standarde të përcaktimit të nivelit të alarmit të gjendjes epidemike.
Siç mësohet, niveli aktual i alarmit vendoset sipas gjendjes së përhapjes së gripit të shpendëve H5N1. Ndërsa gripi i tanishëm është krejt i ndryshëm nga ai i mëparshmi. Prandaj OBSH-ja po merr parasysh ndryshimin e standardeve përkatëse, në mënyrë që niveli i alarmit të përputhet me gjendjen reale.
(Çan Yean) (Artan)