Më 27 maj, Drejtoria e Shëndetësisë e provincës Guangdong të Kinës njoftoi se, një rast i dyshuar i gripit A-H1N1 që ishte raportuar në qytetin Jiangmen tani konfirmohet. Deri tani është njoftuar për 13 raste të konfirmuara të gripit A-H1N1 në Kinën kontinentale.
Përveç kësaj më 26 maj në Hongkong u konfirmua përsëri një rast i gripit A-H1N1. Tani në Hongkong ka 10 raste të konfirmuara dhe në Tajvan ka 9 raste. (U Sen)