Më 24 maj në mbrëmje në Pekin u konfirmua i infektuari i 5-të nga gripi A-H1N1. Si pasojë, në Kinën kontinentale numri i të infektuarve nga gripi A-H1N1 të konfirmuar ka arritur në 9. Përveç tyre, edhe dy veta të tjerë dyshohen si të infektuar nga ky grip.
Ndër 9 të infektuarit nga gripi A-H1N1, 4 janë mjekuar, duke u larguar nga spitali, ndërsa 5 vazhdojnë të jenë nën kontrollin mjekësor në spital.
Njëkohësisht, në Hong-Kong e Tajvan numri i të infektuarve nga gripi A-H1N1 të konfirmuar është përkatësisht shtatë dhe gjashtë veta. (Yuan Xin)