Më 22 maj paradite, dy të sëmurë nga gripi A-H1N1 në Kinën kontinentale u mjekuan dhe dolën nga spitali. Kështu, 4 nga 5 të infektuarit nga gripi A-H1N1 të konfirmuar në Kinën kontinentale, kanë marrë mjekim dhe e kanë lënë spitalin.
Dy të sëmurët e fundit që kanë dalë nga spitali janë nga Guangdongu dhe Pekini. Tani vetëm një i sëmurë nga gripi A-H1N1 që u raportua më 20 maj në Pekin po mjekohet në spital. Nëpërmjet mjekimit intensiv, gjendja e tij është përmirësuar disi. (Çang Çuo) (Artan)