Sipas njoftimeve të publikuara më 21 maj në mbrëmje nga institucioni i parandalimit të epidemisë i Tajvanit, në këtë ishull u konfirmua edhe një rast tjetër i gripit A-H1N1. Deri tani, numri i të sëmurëve të konfirmuar nga gripi A-H1N1 në Tajvan ka arritur në 3 dhe të gjithë ata kanë ardhur nga SHBA-ja. (Çang Çuo) (Artan)