Deri në orën 4.00 të 22 majit me orën e Pekinit, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, numri i rasteve të konfirmuara të gripit A-H1N1 në vende e rajone të ndryshme të botës i kaloi 11 mijët, nga të cilët 85 të vdekur.
Në krahasim me një ditë më parë, në Meksikë dhe në SHBA pati përkatësisht tre dhe dy raste të tjera vdekjesh.
Më 21 maj, edhe Filipinet e Hondurasi deklaruan se kanë konfirmuar rastin e parë të tyre. Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Ngjitëse i Japonisë publikoi një rezultat të analogjisë gjenetike, sipas të cilit virusi nga i cili u infektua pacienti i parë japonez i gripit A-H1N1 është pothuajse i njëllojtë me virusin në Amerikë dhe Meksikë. (Xiaoyu) (Artan)