Deri në orën 12.00 të 22 majit me orën e Pekinit, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, numri i rasteve të konfirmuara të gripit A-H1N1 në 43 vende dhe rajone të botës i kaloi 11 mijët, ndërsa 277 veta kanë vdekur.
Në krahasim me një ditë më parë, në Meksikë dhe në SHBA pati përkatësisht tre dhe dy raste të tjera vdekjesh.
Më 21 maj, edhe Filipinet e Hondurasi deklaruan se kanë konfirmuar rastin e parë të tyre. Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Ngjitëse i Japonisë publikoi një rezultat të analogjisë gjenetike, sipas të cilit virusi nga i cili u infektua pacienti i parë japonez i gripit A-H1N1 është pothuajse i njëllojtë me virusin në Amerikë dhe Meksikë. (Xiaoyu) (Artan)