Më 20 maj, Ministria e Shëndetësisë e Kinës autorizoi Drejtorinë e Shëndetësisë të Pekinit të publikojë lajmin se në Pekin është zbuluar edhe një rast tjetër i infektimit nga gripi A-H1N1, që është rasti i dytë i konfirmuar i këtij gripi në Pekin dhe rasti i 5-të në Kinën kontinentale.
I sëmuri është një mashkull kinez 21 vjeç, me shtetësi kanadeze, i cili studion në një universitet në Kanada. Më 16 maj ai arriti në Pekin me fluturimin nr. AC031, pastaj qëndron brenda shtëpi. Më 19 maj, i sëmuri kishte temperaturë, kollë dhe dobësi fizike, dhe shkoi në spital për t'u vizituar mjekim. Më 20 maj ai u dërgua për t'u mjekuar në spitalin "Ditan". Pas kontrollit mjekësor, Qendra e parandalimit dhe e kontrollit të sëmundjeve e Pekinit konfirmoi se bëhet fjalë për një rast të gripit A-H1N1. (Çang Çuo)