PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ministria e Jashtme e Kinës paralajmëron shtetasit kinezë që do të kthehen në Kinë të marrin masa për parandalimin e gripit H1N1 të tipit A
2009-05-20 09:13:31 cri komenti juaj Printoni

Korrespondenti i Radios së Jashtme të Kinës njoftoi se më 19 maj Ministria e Jashtme e Kinës në njoftimin në faqen zyrtare të interneti paralajmëron shtetasit kinezë, sidomos ata që planifikojnë të kthehen së shpejti në vend, të marrin masa për parandalimin e gripit H1N1 të tipit A.

Siç mësohet, aktualisht gripi H1N1 të tipit A vazhdon të përhapet në disa vende dhe rajone të botës. Ministria e Jashtme e Kinës paralajmëron shtetasit kinezë t'i kushtojnë vëmendje publikimeve dhe njoftimeve të nxjerra nga qeveria ose organi i vendbanimit mbi gjendjen e epidemisë, duke i këshilluar të shmangin sa më tepër qëndrimin në mjedise me shumë njerëz, si dhe të shmangin kontaktet me ata njerëz që kanë gjendje të gripit.
Përveç këtyre, deri në një javë pas rikthimit në vend, shtetasit kinezë bëjnë mirë të pushojnë në shtëpi dhe nëse dallojnë gjendje të gripit, atëherë duhet të kontaktojnë menjëherë me organet përkatëse shëndetësore vendëse. (Vera)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China