Më 19 maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë organizoi në Gjenevë takimin shumëpalësh mbi prodhimin e vaksinës së gripit të tipit A-H1N1, ku u tha se kërkesa vjetore për këtë vaksinë është 4 miliardë e 900 milionë.
Sipas një njoftimi tjetër, kompania farmaceutike zvicerane "Novartis" shpalli se më 19 maj ajo mori modelin e virusit të gripit A-H1N1 dhe, po të marrë miratimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për prodhimin e vaksinës, ajo do të fillojë ta prodhojë menjëherë. (Yuan Xin) (Artan)