Më 19 maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë zhvilloi në selinë e saj në Gjenevë bisedime me 30 prodhues botërorë të vaksinës kundër gripit 1-H1N1 lidhur me prodhimin dhe furnizimin e ardhshëm të vaksinës.
Në këto bisedime, sekretarja e përgjithshme e OBSH-së Margaret Chan dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon theksuan përsëri rëndësinë e furnizimit të barabartë të vaksinës. Ndërsa përfaqësuesit e prodhuesve shprehën dëshirën të bashkëpunojnë me OBSH-në për të garantuar që edhe vendet në zhvillim të kenë në dispozicion vaksina dhe thanë se ata janë gati të fillojnë punën e ardhshme për prodhimin e vaksinës.
(Çan Yean) (Artan)