Më 20 maj, Ministria e Shëndetësisë e Kinës njoftoi se po atë ditë paradite, u konfirmua që udhëtarja italiane që hyri në Tibet nëpërmjet vendkalimit Zham të zonës Xigaze nuk është me virusin A-H1N1. Sipas diagnostikimit, kjo turiste është infektuar nga një grip stinor. Ndërkohë, 23 udhëtarë që ishin bashkë me të kanë dalë nga karantina mjekësore.
24 udhëtarët e huaj që përfshihet edhe kjo italiane janë gëzuar shumë pas heqjes së kontrollit. Ata shprehën kuptimin për një karantinë të tillë mjekësore, duke falënderuar shërbime të kujdesshme nga sektorët qeveritarë dhe shërbyesit e hotelit.
Siç mësohet, tani këta turistë po vazhdojnë udhëtimin e tyre në Tibet.(Jiang Lei)