Më 19 maj pasdite, kryetari i delegacionit kinez që merr pjesë në sesionin e 62-të të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë që po zhvillohet në Gjenevë, ministri kinez i Shëndetësisë i Kinës Chen Zhu, u takua me drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë të Tajpeit kinez Ye Jinchuan.
Të dyja palët shkëmbyen mendime për parandalimin e kontrollin e gripit A-H1N1, sigurinë ushqimore, reformën e sistemit mjekësor etj. dhe shprehën njëzëri shpresën për forcimin e bashkëpunimit e të shkëmbimeve midis dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit, për të përballuar së bashku kërcënimet e sëmundjeve, duke u sjellë dobi banorëve të të dy brigjeve. (Fani)(Artan)