Më 19 maj paradite, Ministria e Shëndetësisë e Kinës njoftoi për një rast të ri të konfirmuar të infektimit nga gripi A-H1N1 dhe për një rast të dyshuar infektimi.
Më 19 maj, qyteti Guangzhou i provincës Guangdong konfirmoi rastin e dyshuar infektimi si një rast i konfirmuar. I sëmuri është një burrë 59 vjeç, që ka qenë në Kanada e SHBA. Ky është rasti i 4-t i konfirmuar në pjesën kontinentale të Kinës.
Nga ana tjetër, i sëmuri nga gripi A-H1N1 në Pekin është në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të dalë nga spitali këtë javë.(Jiang Lei)