Gripi A-H1N1 vazhdon të përhapet në mbarë botën. Sipas statistikave të OBSH-së, deri në orën 12 të 19 majit sipas orës së Pekinit, 41 vende e rajone të botës kanë konfirmuar gjithsej 8829 të infektuar nga virusi A-H1N1, 74 ndër të cilët kanë vdekur.
Sekretarja e përgjithshme e OBSH-së Margaret Chan paralajmëroi më 18 maj se tani ky virus që po përhapet në tërë botën kërcënon më shumë personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna, prandaj të gjitha vendet në zhvillim duhet t'i kushtojnë rëndësi të madhe.(Jiang Lei)