Gripi i tipit A-H1N1 vazhdon të përhapet në të gjithë globin. Sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, deri në orën 9 të 19 majit, sipas orës së Pekinit, në 41 vende dhe rajone janë konfirmuar 8829 raste të infektuar me virusin A-H1N1, nga të cilat 74 vdekje.
Numri i të infektuarve në Japoni ka arritur në 163.
Drejtoresha e Përgjithshme OBSH-së, Margaret Chan u shpreh më 18 maj, se epidemia e gripit ende ruan prirjen e përhapjes. Duke marrë parasysh ndryshueshmërinë e virusit dhe pasigurinë e zhvillimit të gjendjes së epidemisë, është në të mirë të komunitetit ndërkombëtar të mos nënvlerësojë këtë grip.
Sipas njoftimit të Ministrisë greke të Shëndetësisë më 18 maj, edhe në Greqi është konfirmuar rasti i parë i infektimit me virusin A-H1N1, që është marrë jashtë vendit. Sipas kësaj ministrie, ky rast tani është nën kontroll. (Wang Xianya)