PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Epidemia e gripit A-H1N1 vazhdon të përhapet në tërë botën
2009-05-18 17:13:23 cri komenti juaj Printoni
Aktualisht epidemia e gripit të tipit A-H1N1 po vazhdon të përhapet në tërë botën. Deri në orën 14.00 të 18 majit sipas orës lokale të Pekinit, mbi 40 vende kanë raportuar gjithsej 8787 të prekur nga kjo sëmundje, 74 prej të cilëve kanë vdekur.

Deri tani, SHBA-ja, Meksika dhe Kanadaja janë ende 3 vendet me numrin më të madh të të infektuarve nga gripi A-H1N1. Deri në mbrëmjen e 17 majit, Meksika ka raportuar gjithsej 3102 të sëmurë nga ky grip, 68 prej të cilëve kanë vdekur; në SHBA janë raportuar 4714 të sëmurë dhe 4 të vdekur, kurse në Kanada deri më 17 maj ka pasur 496 të infektuar, një nga të cilët ka vdekur.

Duhet të vëmë re gjithashtu gjendjen në Japoni, ku deri në mëngjes të 18 maji sipas orës lokale, të sëmurët nga gripi i tipit A-H1N1 arritën në 96, 92 prej të cilëve janë vendës. (Vera)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China