PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, 3 raste të konfirmuara të infektimit nga gripi A-H1N1
2009-05-18 19:06:43 cri komenti juaj Printoni

Më 18 maj, Ministria e Shëndetësisë e Kinës njoftoi se deri në orën 12, në pjesën kontinentale të Kinës janë zbuluar 3 raste të konfirmuara të infektimit nga gripi i tipit A-H1N1, përkatësisht në Sichuan, Shandong dhe Pekin. Krahas këtyre, u zbulua edhe në Guangdong një person që dyshohet si i infektuar nga virusi A-H1N1.

I infektuari i konfirmuar në provincën Sichuan që është rasti i parë i infektimit në pjesën kontinentale të Kinës doli nga spitali më 17 maj pasdite. Ndërkohë, dy të sëmurët e tjerë të konfirmuar janë në gjendje të qëndrueshme, temperatura e tyre është normale dhe ata po mbahen nën kontroll në spitalet lokale.

Në orën 12 të 18 majit, edhe qyteti Guangzhou i provincës Guangdong raportoi një rast të dyshuar infektimi nga virusi A-H1N1.(Jiang Lei)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China