Më 17 maj paradite, kryeministri kinez Wen Jiabao shkoi në spitalin Ditan të Pekinit për të vizituar të sëmurën e tretë nga gripi A-H1N1 të konfirmuar në pjesën kontinentale të Kinës dhe të parën në Pekin, si edhe mjekë e infermierë të spitalit. Wen Jiabao shkoi edhe në Qendrën e Parandalimit dhe të Kontrollit të Sëmundjeve të Kinës për të inspektuar punën e parandalimit dhe të kontrollit të gripit A-H1N1. Ai tha se "duhet të bëjmë përpjekje të palodhshme për të parandaluar përhapjen e gripit A-H1N1 në Kinë".
Deri tani në pjesën kontinentale të Kinës janë zbuluar 3 raste të konfirmuara të gripit A-H1N1. Në orën 16.00 të 17 majit i sëmuri i parë nga ky grip në pjesën kontinentale u shërua dhe doli nga spitali. Tani dy të infektuarit e tjerë nga ky grip janë në gjendje të mirë. (Fani)