Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë të Kinës më 16 maj, tani gjendja e dy të infektuarve të konfirmuar nga gripi A-H1N1 në pjesën kontinentale të Kinës është e stabilizuar dhe temperatura e tyre është normale. Ata po mjekohen në mënyrë të izoluar në spitalet vendore. Njerëzit që kanë pasur kontakte të ngushta me ta, gjithashtu janë nën vëzhgim mjekësor. (Yuan Xin) (Artan)