PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
SHBA: 4298 raste infektimi nga virusi H1N1 të konfirmuara ose të dyshuara
2009-05-15 19:09:23 cri komenti juaj Printoni

Më 14 maj, Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve e SHBA-së njoftoi se në këtë vend ka 4298 raste të infektimit nga virusi H1N1, të konfirmuara ose të dyshuara, ndër të cilat 3 kanë përfunduar me vdekje.

Sipas statistikave virusi H1N1 është shpërndarë në 47 shtete të SHBA-së. Kjo qendër ka vendosur të bashkojë shifrat e rasteve të infektimit të konfirmuara ose të dyshuara në një shifër të vetme.

Për shkak të një kontingjenti të madh nxënësish me simptoma të gripit, qyteti i Nju Jorkut ka vendosur të mbyllë përkohësisht më 15 maj 3 shkolla publike në lagjen Queens. Këto shkolla do të mbyllen për 5 ditë.

Siç mësohet, më 14 maj një specialist i Akademisë Shkencave të Meksikës vuri në dukje se përvoja me gripin H1N1 të tipit A tregon plotësisht se ky vend nuk është përgatitur mirë për këtë sëmundje, nuk ka iniciativë të madhe në mjekësi dhe mungojnë pajisjet.

Deri në orën 17 të 15 majit, të dhënat më të reja të publikuara tregojnë se në 34 vende dhe rajone të botës janë 6497 raste të infektimit nga virusi H1N1 të konfirmuara, ndër të cilat 65 kanë përfunduar me vdekje. (U Sen)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China