Pas u zbuluan 2 raste të gripit A-H1N1 në provincat Sichuan dhe Shandong, qeveria kineze ka marrë menjëherë masa të ndryshme për të ndaluar përhapjen e gripit A-H1N1.
Organet shëndetësore në krahina të ndryshme të Kinës kanë hapur nëpër klinika reparte të posaçme për kontrollin e temperaturës dhe për sëmundjet ngjitëse. Sektorët e transportit dhe ai hekurudhor zhvillojnë verifikimet e temperaturës për personat në porte dhe stacione dhe forcojnë dezinfektimin në mjetet e transportit publik. (Çang Çuo)