Më 14 maj, sipas zyrës doganore të provincës Guangdong, pas shpërthimit të gripit të tipit A-H1N1 në Meksikë, eksporti i medikamenteve të Guangdong-ut për në Meksikë është shtuar shumë.
Në prill, medikamentet e eksportuara nga provinca Guangdong në Meksikë arritën një sasi prej 13,4 tonësh, duke u rritur mbi 50% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në të njëjtën kohë, është shtuar shumë edhe eksporti i pajisjeve për masazhe, i pajisjeve të frymëmarrjes dhe i pajisjeve të tjera mjekësore. (Shy Guan)