PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina shkëmben mendime me OBSH-në mbi gripin A-H1N1
2009-05-14 15:40:15 cri komenti juaj Printoni

Më 13 maj pasdite, Ministri kinez i Shëndetësisë Chen Zhu i telefonoi Sekretares së Përgjithshme të OBSH-së Margaret Chan Fung Fu-chun. Të dyja palët shkëmbyen mendimet mbi parandalimin e gripit të tip A-H1N1.

Chen Zhu tregoi se pasi u zbuluan dy raste të infektimit të konfirmuara në pjesën kontinentale të Kinës, qeveria kineze po mjekon dhe po shpëton me të gjitha forcat të infektuarit, duke ndjekur njerëzit që kontaktoheshin ngushtë me të infektuarit. Ndërkohë, qeveria kineze po ngul këmbë në një karantinë serioze në të gjitha vend-kalimet kufitare dhe po forcon kontrollin ndaj gripit, duke e nisur sistemin e raportimit të drejtpërdrejtë.

Chen Zhu tha gjithashtu se brenda disa ditëve, Kina do të zhvillojë për vendet e ASEAN-it një kurs mbi diagnostikimin e shpejtë të virusit A-H1N1 dhe shpreson që të zhvillojë bashkë me OBSH një seminar ndërkombëtar në një kohë të përshtatshme.

Margaret Chan Fung Fu-chun u shrpeh se ajo nuk dyshon kurrë aftësinë e qeverisë kineze për përballimin e kësaj epidemie dhe se OBSH-ja është gati që të vazhdojë të përkrahë Kinën në parandalimin e kontrollin e epidemisë. (Jiang Lei)


1 2
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China