Siç njoftuan korrespondentët e Radios së Jashtme të Kinës, rashtet e konfirmuara të gripit A H1N1 shtohen vazhdimisht në botë. Sipas të dhënave më të reja të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, deri në orën 9.00 të 14 majit sipas orës së Pekinit, 34 vende dhe rajona në botë kanë raportuar 5726 raste të konfirmuara.
Më 13 maj, Meksika shpalli se në këtë vend të infektuarit nga gripi A-H1N1 kanë arritur në 2446 veta, ndër ta 60 të vdekur. Ndërsa SHBA-ja deklaroi se brend vendit të infektuarit kanë arriutr në 3352 veta, duke përfshirë 3 të vdekur. Në Kanada rastet e reja të infektuar nga gripi A-H1N1 ishin 31, kështu që numri i të infektuarve ka arritur në 389 veta, ndër ta një i vdekur.
Vendet anëtare të BE-së dhe ministrat e jashtëm të grupit RIO të vendeve latinoamerikane bënë më 13 maj një deklaratë të përbashktë në kryeqyetetitin e Çekisë, Pragë, ku thuhet se do të ata bashkëpunojnë për të përballuar gripin A H1N1 dhe bënë thirrje vendeve të ndryshme të parandalojnë me me të gjitha forcat përhapjen e epidemisë. (Xiaoyu)