Më 13 maj, Ministria kineze e Shëndetësisë njoftoi se është konfirmuar rasti i dyshuar i gripit A-H1N1 në provincën Shandong. Ky është rasti i dytë i diagnostikuar i këtij gripi në pjesën kontinentale të Kinës.
Siç bëhet e ditur, tani temperatura e dy të sëmurëve është normale dhe gjendja e sëmundjes është përmirësuar.
Sipas njoftimeve të Radios së Hong-Kongut më 13 maj, në Hong-Kong u shfaq edhe një rast i dyshuar i gripit A-H1N1. I dyshuari është mashkull dhe vjen nga SHBA-ja. (Fani) (Artan)