Po më 12 maj, Ministria e Shëndetësisë e Meksikës u shpreh se në këtë vend të infektuarit nga gripi A-H1N1 kanë arritur në 2224 veta dhe ka 58 të vdekur.
Sipas të dhënave të reja të publikuara nga Drejtoria e Shëndetësisë e Kanadasë, po atë ditë rastet e reja të prekjes nga gripi A-H1N1 në Kanada ishin 28 dhe numri i të infektuarve shkoi gjithsej në 358 veta, ndër ta një i vdekur.
Ministria finlandeze e Shëndetësisë u shpreh në këtë ditë se Finlanda ka konfirmuar 2 rastet e para në këtë vend të gripit A-H1N1.
Në të njëjtën ditë, Ministria britanike e Shëndetësisë zbuloi 3 raste të gripit A H1N1, dhe kështu numri i përgjithshëm i të infektuarve në Britani u rrit në 68 veta.
Nga ana e saj, Drejtoria e Kontrollit Shëndetësor e Francës u shpreh po më 12 maj se tani në Francë janë diagnostikuar 13 raste të gripit A-H1N1. (Xiaoyu)