Në një konferencë shtypi të organizuar po atë ditë Keiji Fukuda tha se, për arsye se gjendja e përhapjes së gripit po ndryshon, Organizata Botërore e Shëndetësisë do të vazhdojë të vlerësojë karakteristikat e kësaj epidemie të re dhe ndikimet e saj mbi njerëzit dhe vendet e ndryshme. Ai theksoi njëkohësisht se sikurse përhapja e epidemisë nuk mund të përcaktohet, atëherë vendet e ndryshme duhet të vazhdojnë të bëjnë përgatitje të plota, ky është kyçi i arritjes së një gjendjeje relativisht të mirë. (Vera)