Më 12 maj, Ministria kineze e Shëndetësisë njoftoi se deri tani, i sëmuri i parë nga gripi i tipit A-H1N1 në pjesën kontinentale të Kinës ka temperaturë të zakonshme dhe paraqitet me gjendje shëndetësore të përmirësuar dukshëm dhe gjendje të mirë shpirtërore. Në provincat e tjera të Kinës, nuk ka raportime për të sëmurë dhe të dyshuar nga ky grip.
Deri në orën 7:00 të 12 majit, shumica e 383 udhëtarëve që kanë udhëtuar në aeroplanët së bashku me të sëmurin e parë nga ky grip, kanë pranuar kontrollet mjekësore. (Shy Guan)