Sipas të dhënave statistikore të OBSH-së, deri në orën 4 të 12 majit sipas orës së Pekinit, janë zbuluar në 30 vendet 4694 raste të infektuarve të konfirmuar nga virusi H1N1, ndër të cilat ka më shumë në SHBA, gjithsej 2532 raste. Ndërsa në Meksikë dhe Kanada janë verifikuar përkatësisht 1226 raste dhe 284 raste.
Më 11 maj OBSH-ja publikoi për herë të parë rezultatet kërkimore lidhur me virusin A-H1N1. Sipas këtyre rezultateve, shkaku i këtij gripi është virusi i ri, i pa hasur më parë në trupat e njerëzve dhe të kafshëve. Specialistët thonë se trupat e njerëzve kanë imunitet të ulët ose nuk kanë fare imunitet kundër virusit A-H1N1, ose vetëm të moshuarit kanë imunitet. Tani kjo sëmundje është ende në periudhën fillestare të përhapjes. Serioziteti i kësaj sëmundjeje ka mundësi të ndikohet nga shumë elemente si edhe ndryshimi i brendshëm i këtij virusi. (U Sen)