Më 11 maj, specialisti i Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të Kinës Li Dexin u shpreh se rasti i infektimit me gripin A-H1N1 në Kinë është një rast i diagnostikuar i ardhur nga jashtë vendit. Deri tani nuk është zbuluar ndonjë rast tjetër i prekjes nga kjo sëmundje.
Në konferencën e shtypit për rastin e parë të përcaktuar të infektimit nga gripi A-H1N1, që u mbajt nga Ministria e Shëndetësisë e Kinës, Li Dexin-i tha se ata që kanë pasur kontakt të ngushtë me të infektuarin po mbahen nën kontroll mjekësor. (Xiaoyu) (Artan)