Më 11 maj pasdite, në një konferencë shtypi të Ministrisë së Shëndetësisë, zv-drejtori i Kontrollit të Epidemisë në Kufirin e Pekinit Cui Baoxiang u shpreh se në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit, në Pekin janë ndërmarrë masa të rrepta për të parandaluar dhe të kontrolluar gripin e tipit A-H1N1.
Cui Baoxiang theksoi se këto masa të ndërmarra në aeroportin e Pekinit përfshijnë kontrollin e temperaturës dhe vëzhgimin mjekësor ndaj udhëtarëve që hyjnë në kufirin e Kinës, plotësimin e formularëve të shëndetësisë për udhëtarët, trajtimi me antiseptikë të mjeteve transportuese dhe kontrollin e bagazheve të udhëtarëve. (Shy Guan)