I sëmuri është një burrë 30 vjeçar. Më 7 maj, ai u nis nga SHBA-ja për në Tokio, ku arriti më 8 maj dhe në mëngjesin e 9 majit, ai erdhi në Pekin me avionin NW029 dhe më pas shkoi në qytetin Chengdu me avionin 3U8882. Tani, ky i sëmurë është dërguar në spital për karantinë.
Ministria e Shëndetësisë e Kinës ua ka njoftuar këtë rast OBSH-së dhe vendeve e rajoneve përkatëse.
Në mëngjesin e 11 majit, Drejtoria e Shëndetësisë e Pekinit u kërkoi sektorëve të ndryshëm të kërkojnë në mbarë qytetin 144 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit të avionit NW029 dhe t'i mbajnë nën kontroll.
Ndërkohë, Zyra e Informacionit e qytetit Chengdu shpalli se deri tani janë gjetur mbi 130 nga 150 udhëtarët në avionin 3U8882, ku ishte edhe ky i sëmurë.(Jiang Lei)