Më 11 maj, Ministria kineze e Shëndetësisë njoftoi se në provincën Sichuan është diagnostikuar një rast i dyshuar i gripit të tipit A-H1N1. Ky është rasti i parë i diagnostikuar i këtij gripi në pjesën kontinentale të Kinës.
Drejtori i zyrës informative të Ministrisë së Shëndetësisë të Kinës Deng Haihua u shpreh më 11 maj se sektorët e shëndetësisë po kërkojnë me të gjitha forcat kontaktuesit e ngushtë të rastit të parë të diagnostikuar me gripin A- H1N1, për t'i mbajtur nën kontroll.
Deng Haihua tha në një konferencë shtypi të organizuar më 11 maj se rasti i parë i diagnostikuar i gripit A- H1N1, shtetasi Bao kishte udhëtuar me aeroplanin NW029 nga Tokio në Pekin dhe aeroplanin 3U8882 nga Pekini deri në Chengdu. Të dy aeroplanët kanë një kapacitet prej 383 pasagjerësh. Deri tani sektorët e shëndetësisë kanë ndërmarrë masat e izolimit për pjesën e madhe të kontaktuesve të ngushtë të rastit të parë dhe nuk është zbuluar ndonjë rast tjetër. Sektorët e shëndetësisë do të vazhdojnë forcimin e kontrollit për këto kontaktues dhe të parandalojnë dhe kontrollojnë epideminë që ka mundësi të verifikohet.
I sëmuri është një burrë 30 vjeçar. Më 7 maj, ai kishte udhëtuar nga SHBA-ja për në Tokio, ku kishte mbërritur më 8 maj dhe në mëngjesin e 9 majit kishte udhëtuar për në Pekin me avionin NW029 dhe më pas për në qytetin Chengdu me avionin 3U8882. Aktualisht, i sëmuri është dërguar në spital dhe mbahet në karantinë. (Çang Çuo)