PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Numri i rasteve të konfirmuara të gripit A-H1N1 në Amerikën Veriore vazhdon të rritet
2009-05-11 17:55:44 cri komenti juaj Printoni

Gripi A-H1N1 vazhdon të përhapet në të gjithë botën. Deri në orën 9 të mëngjesit të 11 majit me orën e Pekinit, sipas të dhënave të publikuara nga OBSH-ja, gripi A-H1N1 ishte përhapur në më shumë se 29 vende dhe rajone të botës, me 4379 raste të konfirmuara të infektimit nga ky virus, dhe 49 janë vdekur. Kontinenti i Amerikës së Veriut vazhdon të jetë rajoni me më shumë raste infektimi.

Sipas të dhënave të reja të publikuara më 10 maj nga Qendra e Parandalimit dhe e Kontrollit të Sëmundjeve e SHBA-së, numri i të infektuarve nga gripi A-H1N1 në këtë vend ka arritur në 2532, duke përfshirë 3 të vdekur.

Ndërsa Drejtoria Shëndetësore e Kanadasë bëri të ditur më 10 maj se atë ditë pati edhe 4 raste të reja të konfirmuara të kësaj sëmundjeje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtyre rasteve në 284, përfshirë edhe një të vdekur.

Përveç këtyre, Instituti francez i Kontrollit të Shëndetit shpalli po më 10 maj se Franca ka konfirmuar edhe një rast infektimi nga gripi A-H1N1. Deri tani numri i të sëmurëve të konfirmuar me gripin A-H1N1 në Francë arrin në 13.(Zhan Dian)(Artan)(Pina)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China