Siç njoftoi korrespondenti i Radios së Jashtme të Kinës, më 11 maj, Zyra e informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës publikoi librin e bardhë "Veprimet e pakësimit të fatkeqësive të Kinës", në të cilin theksohet se Kina merr pjesë aktivisht në bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e pakësimit të fatkeqësisë, ka krijuare përmirësuar sistemin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e pakësimit të fatkeqësive, ka forcuar aftësinë e këtij sistemi dhe zhvillon përkrahjen e ndihmën e ndërsjellë me komunitetin ndërkombëtar për të përballuar fatkeqësitë natyrore.
Në librin e bardhë thuhet gjithashtu se Kina do të vazhdojë të marrë pjesë aktivisht në bashkëpunimin për pakësimin e fatkeqësive në kornizën e OKB-së, do të nxitë krijimin e dialogut dhe shkëmbimeve me vendet e Azisë, do ta vërë theksin në bashkëpunimin për pakësimin e fatkeqësive me ASEAN-in dhe vendet e Azisë Jugore dhe do të bëjë përpjekje për të forcuar bashkëpunimin në fushën e ndihmës në raste fatkeqësie midis qeverive të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. (Xiaoyu)