Siç njoftohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, deri në orën 15.00 të 8 majit sipas orës lokale të Pekinit, në 24 vende dhe rajone të botës janë konfirmuar 2415 raste infektimi nga virusi i tipit A-H1N1, duke përfshirë 44 të vdekur.
Meksika, SHBA-ja dhe Kanadaja janë vendet me më shumë të infektuar ndër këto 24 vende dhe rajone, me përkatësisht 1154 raste (42 të vdekur), 896 raste (2 të vdekur) dhe 201 raste. Edhe në Spanjë janë konfirmuar 81 raste infektimi nga virusi A-H1N1. (Wang Xianya) (Artan)